Fier, 7 mars 2014 – Policia e qytetit të Fierit ka shkatërruar një bazë prostitucioni ditën e sotme. Në pranga janë vënë 4 persona. Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin Ndriçim Buzin, 29 vjeç. 

Në pranga janë vënë dhe dy femra F.M, A.K, për ushtrim prostitucioni si dhe klienti A.M. Hetimet për zbulimin e plotë të rrjetit vazhdojnë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/