E premte, 7 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Pakt në Kuvend, miratohet amnistia, të burgosurit që përfitojnë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Raporti i policisë, roli i Azem Handarit në ngjarjet e 2 prillit
– Batutat në tryezën e mbyllur mes qeverisë dhe opozitës, Fyle: Mos e vrisni kompromisin
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Amnistia, shtohen përfituesit, falen të dënuarit deri në 3 vjet”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Rama: Rritje pagash për mësuesit, bonuse më të mira
– Fyle: Vlerësimi im pozitiv për statusin, por fokusohuni për luftën kundër korrupsionit
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Shtohen përfituesit nga amnistia”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Meta: Shkarkimi i kreut të SHISH kompetencë e Kryministrit
– INUK bllokon punimet për bulevardin e ri, Bashkia Tiranë: Sulm politik
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Vrasja e Xhabaftit. I ati: S’kemi hasmëri me Ymerët”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Qemal Lame: Përplasja me sabit Brokajn për lirimin e atyre që rrëzuan Enverin
– Pjerin Ndreu: “Burgjet”, sistemi i gradave që propozoi qeveria, gafë
– Pronat në Shëngjin, nën hetim 8 zyrtarë
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Kompromisi i papritur/Amnisti për të gjithë, falet 1 vit burg për burrat dhe 1.5 për gratë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Meta: Reformat do të bëhen me apo pa opozitën, por pa nxitim
– INUK bllokon Bulevardin e Ri, Bashkia: Hakmarrje e Edi Ramës
– Fyle në Tiranë: Kompromis dhe gjithëpërfshirje për sfidat e integrimit
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “A po e njeh Rusia si shtet, Kosovën? Presidenti rus Vladimir Putin, referuar Krimesë, deklaroi se "Shqiptarëve iu është dhënë e drejta për vetëvendosje”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Komisioneri Fyle takon Kryeministrin Rama: Shqipëria është më afër statusit për në BE
– INUK, pezullon punimet e Bulevardit të Ri të Tiranës
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Thatmiri, dokumenti që implikon Fatmir Mediun me koncesionin e Langarices”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Lista e kompanive të cilave shteti u ka borxh paratë e rrugëve
– Intervistë, Bedri Blloshmi: Hapat e dëmshpërblimit, si do shpërndahet fondi për ish të përndjekurit
– Detajet e hetimit: Për çfarë akuzohet Salvador Kaçaj
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





