SHBA, 6 mars 2014 – Gjithmonë kanë thënë se nuk duan që fëmijët e tyre të jenë pjesë e botës së spektaklit dhe për këtë arsye ishte e habitshme që Angelina Jolie e mori vajzën Vivienne në filmin e saj më të fundit me titull ‘Maleficent’.
Por, 38-vjeçarja kishte një arsye të fortë për ta bërë këtë gjë: të gjithë fëmijët e tjerë që bënë audicionin për rolin u tmerruan nga maskimi i Jolie, e cila interpreton në këtë film rolin e armikes së Bukuroshes së Fjetur.
Bashkëshortja e Brad Pitt u shpreh kështu për revistën ‘Entertainment Weekly’: “Nuk duam që fëmijët tanë të bëhen aktorë, por nuk ka asgjë të keqe nëse marrin role të vogla. Në rastin në fjalë, fëmijët e tjerë nuk më afroheshin fare. Ishin të tmerruar nga brirët, sytë dhe kthetrat e mia. Vetëm Vivienne nuk ishte e frikësuar nga unë.”
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





