30 janar 2014 – Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Grabanjë të Lushnjes, ku një 38 vjeçar është vrarë me thikë. Burime nga policia bëjnë me dije se Ilir Llozi, është qëlluar disa herë më thikë ndërsa autorja e krimit dyshohet se është shtetasja Daniela Meçani, nënë e 3 fëmijëve.
Krimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një kasolle. Mësohet se viktima ishte i papunë dhe pijanec dhe kishte pasur të dashur të motrën e Danielës. Daniela Meçani po milte lopën kur mësohet se Iliri ka shkuar atje dhe e ka ngacmuar seksualisht. Mësohet se gruaja ka deklaruar në polici se 38 vjeçari kishte tentuar ta përdhunonte.
Vrasja ndodhi sot në mëngjes, rreth orës 09:00 dhe viktima, Ilir Llozi, 38 vjeç ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.





