DURRËS, 29 janar 2014 – Intensifikimi krimit, sidomos përdorimi i armëve të zjarrit kundër jetës së njeriut, kanë detyruar forcat e zbatimit të ligjit të “krehin” zona të tëra për çarmatimin e njerëzve dhe parandalimin e vrasjeve. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njoftoi se më 28 janar 2014, gjatë një kontrolli nga komisariati i Shijak në paraditen e 29 janarit 2014 në banesën e një shtetasi, për të cilin kishte të dhëna se mbante pa leje në banesë armë zjarri, u gjet dhe sekuestrua një kallashnikov së bashku me krehrin me 30 copë fishekë. Arma në fjalë u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Ardian M.-së, 48 vjeç, në fshatin Gjepalaj të komunës me të njëjtin emër. Gjatë mesditës, në fshatin Rrushkull të bashkisë së Sukthit, Ali N.-së iu gjet në banesë një pushkë model 63 së bashku me krehrin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





