25 janar 2014 – Një çmim marramendës është vënë nga kompania që ka realizuar fotot e modeles shqiptare Iris Shala për kalendarin e këtij viti. Hiç më pak se 50 mijë euro vendoset si shifër për kalendarin e vajzës, e cila muaj më parë tronditi botën mashkullore me hiret femërore dhe me fotot erotike në të cilat u shfaq e zhveshur komplet. Muaji korrik për të ishte shumë i nxehtë sepse fitoi vendin e tetë në Graz të Austrisë në një kompeticion mode ku më pas mundi të fitojë edhe një rol në telenovelën ‘’Anna und liebe’’ e më pas të zgjidhet Miss Playmate. Krahas modelimit, Iris, e cila flet katër gjuhë të huaja, ëndërron që një ditë të jetojë në Nju Jork dhe t’i bëjë aktorët e tjerë të flasin për të.
/panorama plus /





