Duke përdorur një “Audi A6” të vjedhur, brenda një nate, tre hajdutët shqiptarë kanë kryer rreth tridhjetë vjedhje në zonën e Padovës dhe Vincencës

DURRËS, 24 janar 2014 –Policia italiane e Varrezes ka arrestuar për rreth 30 vjedhje të kryera brenda natës vëllezërit Drini (33 vjeç) dhe Bledar Caraj (28 vjeç), si edhe Hamza Deden 56 vjeç, i papunë me precedentë penalë në Itali. Duke përdorur një “Audi A6” të vjedhur, brenda një nate, tre hajdutët shqiptarë kanë kryer rreth tridhjetë vjedhje në zonën e Padovës dhe Vincencës. Hajdutët ishin të pajisur mirë me veglat e “zanatit”, madje përdornin edhe radiomarrëse (walki-talkie) për ndërlidhje, njofton “Corriere del Veneto”. Ndërsa Hamdi Dedja u dorëzua pa bërë rezistencë, vëllezërit Caraj u përleshën egërsisht me policët italianë në përpjekje për t’u arratisur. Nga përleshja dy vëllezërit kanë gërvishtje dhe hematoma të lehta në trup. Të tre hajdutët tashmë gjenden në burgun “Santa Bona” të qytetit të Trevizos, në pritje të përballjes me drejtësinë.

/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/