24-Janar 2014 – Teuta është mundur në miqësoren e fundit të fazës përgatitore nga Terek Grozny. Ndeshja mes ekipit të Teutës dhe FC Terek Grozny është mbyllur 0-3 në favor të ekipit çeçen që luan në ligën e parë ruse. Golat e takimit u shënuan nga Grovaz në minutën e 41, në minutën e 69′ nga Kanu dhe në të 73 nga Tagilov. Kjo ishte miqësorja e pestë e Teutës zhvilluar në Turqi ku në këto pesë miqësore ka arritur dy barazime dhe tre humbje. Teuta është mundur 4-0 nga turqit e Gençlerbirligi, më pas ka barazuar 0-0 me një tjetër ekip turk Kajserispor, është mundur nga lituanezët e Atlantas 2-1, ka barazuar 0-0 me rusët e Kuban Krasnodar dhe humbet 3-0 me Terek Grozny. Në pesë ndeshje miqësore të zhvilluara Teuta nuk ka arritur të fitojë asnjë prej tyre dhe kjo ka ardhur edhe si pasojë e asaj që trajneri italian Sorrentino i ka kushtuar më shumë rëndësi testeve për cdo lojtar sesa krijimit të një 11-she bazë duke mos pasur asnjëherë të njëjtin formacion në këto ndeshje të zhvilluara por faktor tjetër ka qenë edhe niveli i lartë i kundërshtarëve të Teutës ndërkohë që në dy ndeshje prej këtyre miqësoreve Teuta nuk ka zhvilluar lojëra të mira. Gjithsesi merkato e durrsakëve ka qenë intensive dhe niveli i të afruarve tepër cilësor gjë që premton për një formë të mirë të ekipit në kampionat pavarësisht se në miqësoret e zhvilluara në Turqi Teuta nuk ka arritur të fitojë ndonjë prej tyre. Ndërkaq kjo ishte miqësorja që i jep fund fazës përgatitore të durrsakëve të cilët ditën e dielë mbërrijnë në Durrës për të filluar përgatitjen për startin e kampionatit.
Teuta humbet në miqësoren e fundit, mbyllet faza përgatitore në Turqi
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
4 arkitektë hapin ekspozitën “Impresione Urbane” në Durrës
4 arkitektë hapin ekspozitën “Impresione Urbane” në Durrës (VIDEO)
Skandali në Vlorë, reagon KF Teuta: Dy futbollistët tanë u dhunuan barbarisht, stadiumi ishte si “ferr” (VIDEO)
Të dielën do të jetë nata më e gjatë e vitit





