DURRËS, 24 maj 2014 –Furgonët janë bërë pre e vjedhësve, prandaj dhe blutë u tërheqin vëmendjen shoferëve të kenë kujdes me parkimin dhe sigurimin e tyre, sidomos kur lënë para në makinë. Drejtoria e policisë së shtetit të qarkut Durrës-Krujë njofton se më 24 janar 2014, ora 11.00, u ndalua Adriatik V., 36 vjeç, banues në lagjen nr. 7 Durrës., kjo në bazë të hetimeve të ndërmarra lidhur me një vjedhje të ndodhur më datë 21 janar 2014 në lagjen nr. 12 Durrës. Atë ditë 25-vjeçarit M. M. iu vodhën 100 lekë lekë (të rinj) në furgonin e tij me targa DR0588E. Vetëm më 24 janar u arrit të provohet se 36-vjeçari është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje. Në sajë të masave të shpejta të marra, paraditen e së njëjtës datë, u realizua kapja e ndalimi i tij. Si provë materiale u sekuestrua një pjesë e shumës së vjedhur. Nisur nga kjo ngjarje, forcat e rendit gjejnë rastin të tërheqin vëmendjen për më tepër kujdes në sigurimin e automjeteve dhe veçanërisht furgonëve të mallrave, të cilët krahas produkteve përpunojnë edhe vlera monetare dhe si rezultat i pakujdesisë, janë bërë pre në disa raste e vjedhësve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





