DURRËS, 24 janar 2014 –Të enjten në darkë, më 23 janar 2014, afër qytetit të Fazanos (Fasano), në vendin e quajtur Torre Spaccata, Roja italiane e Financës arriti të bllokonte dy furgonë me drogë. Në makina ishin ngarkuar shtatë kuintalë kanabis, i sapombërritur nga Shqipëria me një mjet lundrues. Njëri nga shoferët shqiptar u kap, ndërsa tjetri arriti të çante rrethimin e financierëve italianë. Trafikanti shqiptar shfrytëzoi errësirën për të shpëtuar nga financierët, që po e ndiqnin, njofton shtypi italian. Po punohet për të individualizuar pritësit e “mallit”, si edhe bashkëpunëtorët e trafikantëve, që mundësuan transportimin e drogës nag Shqipëria në Itali.

/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/