24 janar 2014- Teuta është njëri ndër tre ekipet që janë paralajmëruar nga komisioni i disiplinës në mbledhjen e tij të fundit. Ky komision ka vendosur që të japë paralajmërim për Teutën, Partizanin dhe Flamurtarin për sjellje të gabuar të tifozerive të tyre gjë që nëse përsëritet do të shoqërohet me masa ndëshkuese. Në të vërtetë Teuta është ekipi që vazhdimisht qëndron të krye të ekipeve për fair play dhe dallohet gjithnjë si ekip model përsa i përket sjelljes korrekte si në fushë ashtu edhe në shkallët e stadiumit ku tifozeria durrsake jep spektakle festive dhe nuk krijon incidente. Por ndonjë episod i vecantë ka sjellë këtë paralajmërim megjithatë opinioni sportiv durrsak është i bindur që Teuta do të vazhdojë të jetë në krye të ekipeve me sjelljen më korrekte edhe të tifozerisë së saj. Ja vendimet e plota të komisionit të disiplinës së FSHF-së në mbledhjen e tij të fundit:
PROCESVERBAL
I mbajtur ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura. Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenin 78 te KDS
VENDOSI:
· “Kf Vllaznia” per mos marrje pjese ne mbledhjen para fillimit te takimit dhe daljen me vonese ne fushen e lojes denohet me 50.000 leke gjobe bazuar ne nenin 65 pika 4 te KDS.
· “Kf Lushnja” per hedhje te sendeve tymuese dhe zhurmuese ne fushen e lojes pa shkaktuar nderprerjen e saj denohen me 30.000 leke gjobe bazuar ne nenin 66.1 te KDS.
· “Kf Flamurtari” ,” Kf Partizani” dhe” Kf Teuta” per sjellje te gabuar te tifozerive te tyre paralajmerohen se ne rast perseritje te ketyre sjelljeve do te te jene objekt i komisionit disiplines me masa ndeshkuese bazuar ne nenin 13 te KDS.
· “Kf Adriatiku Mamurras” per braktisjen te ndeshjes me “Kf Ada Velipoje” humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 si dhe gjobitet me shumen 50.000 leke gjobe bazuar ne nenet 55 dhe 136 te KDS.
· Lojtari i “Kf Adriatiku Mamurras” Taulant Poplekaj per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndehsjes denohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 49.1 a te KDS.
· Trajneri i “Kf Apollonia” Elidon Demiraj per protesta ndaj vendimeve te gjyqtarit denohet me 2(dy) ndeshje pezullimin nga aktiviteti bazuar ne nenin 56.1 a te KDS.
· Lojtari i” Kf Himara” Arber Dhrami dhe futbollisti i “Kf Burrelit” Endri Mata per goditje te lojtarit kundershtar denohen secili me nga 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 48.1 e te KDS.
· Lojtari e “Kf Flamurtarit” U-19 Redon Mina dhe lojtari i “Shkendise Tiranes” Xhek Kondakci per sjellje jo sportive ndaj njeri tjetrit denohen secili me nga 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 48.1.d te KDS.
· “Kf Bylis” U-19 dhe U-17 per deshtimin ne permbushjen e pergjegjesive dhe mos marrje masash organizative ne ndeshjen me “Ks Vloren” U-19 dhe U-17 humbasin ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 bazuar ne nenin 65.2 te KDS.
· Lojtari “Kf Brians” U-19 Aurel Ndreshaj per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 49.1 a te KDS.
· Trajneri i “Kf Brians” U-19 Hasan Hoxha per protesta ndaj vendimeve te gjyqtarit denohet me 2 (dy) ndeshje pezullimin nga aktiviteti bazuar ne nenin 56.1 a te KDS.
· Lojtari i “Ks Valbona” Ardit Sallaku per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 49.1 a te KDS.
· Lojtari i ekipit” Edro Vlora” futsall Endri Tajaja per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 49.1 a te KDS.
· Lojtari i ekipit “Edro Vlora” Benet Rrapaj per protesta ndaj vendimeve te gjyqtarit denohet me 2(dy) ndeshje pezullimin nga aktiviteti bazuar ne nenin 56.1 a te KDS.
· Tranjeri “Kf Oblika” U-17 Fatbardh Dama per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne neni 49.2 a te KDS..
· Tranjeri i “Kf Arra Madhe” U-17 Angjelin Simoni per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne neni 49.2 a te KDS.
· Lojtari i “Kf Arra Madhe” Xhulio Ndoci per goditje te lojtarit kundershtare denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktivitetet bazuar ne nenin 48.1 e te KDS.
· Klubi “Kf Aas” U-17 per braktisje te ndeshjes me “Kf Ada Velipoje” U-17 humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3.0 bazuar ne nenin 55.1 te KDS.
· Pranimin e kerkeses se lojtareve Senad Lekaj (Kf Veleciku ) , Bruno Vrapi (Kf Egnatia ) , Frisel Pipa (Kf Egnatia ) dhe Erblin Laci (Kf Korabi). Pezullimin e mases se denimit te ketyre lojtareve per pjesen e mbetur te denimit bazuar ne nenin 133 te KDS.
Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.
Komisioni i Disiplines
/Agjencia e lajmeve "Dyrrah" /





