DURRËS, 24 janar 2014 –Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se shërbimet e komisariatit të Krujës ndërmorën mëngjesin e 24 janarit 2014 kontroll në banesën e Ismail Sh., 49 vjeç në fshatin  Mzez (Zezë?)  të komunës së Niklës, gjatë së cilit gjetën e sekuestruan armë zjarri e gjahu pa leje si dhe municione luftarake. Kështu u arrestua në flagrancë pronari i banesës, të cilit në banesë iu gjetën e sekuestruan 1 pistoletë model 54  së bashku me krehrin me 7 copë fishekë; 1 armë gjahu, teke; 15 copë fishekë model 54.

Info për policinë

Në komunën e Niklës në rrethin e Krujës nuk ka fshat me emrin Mzez. Nuk është serioze që forcat ligj-zbatuese që merren me zbulimin e krimeve, të mos njohin terrenin nga pikëpamja gjeografike. Dhe kjo nuk ndodh për herë të parë. Në komunën e Niklës bëjnë pjesë këta fshatra në rend alfabetik: Nikël, Tapizë, Qerekë, Rinas, Verjon, Buran, Mukaj, Kurcaj, Zezë. Me këtë rast po ju vëmë në dispozicion hartën përkatëse.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/