24 janar 2014 – Tre furgonë të Policisë së Burgjeve janë përplasur me nje makine tip fuoristrade , dhe pastaj perplasja ka vijuar me njëri-tjetrin. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Novoselës, kur furgonët ishin duke udhëtuar nga Fieri në drejtim të Vlorës. Në këtë aksident kanë mbetur të plagosur 12 efektivë të Policisë së Burgjeve, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Disa prej të plagosurve janë transportuar në spitalin e Vlorës, si dhe 5 efektivë ndodhen në sallën e reanimacionit.





