9 janar 2014 – Pak km larg qendres se Durresit, periferia e qytetit bregdetar eshte teper larg nga zhvillimi,mireqenia dhe nomaliteti qe mund te kete nje qytet turistik. Ne kaosin e ndertimeve qe pushtuan zonen gjate dekadave te fundit, zbulon probleme te mprehta sociale, ekonomike, shendetesore,apo mjedisore.Banoret e kesaj zone jane kryesisht te ardhur nga verilindja e vendit, por levizja e tyre demografike eshte shoqeruar me nje mungese te theksuar te mundesise per tu punesuar, e si pasoje mjerimi eshte ulur kembekryq si ne poezite e Migjenit, familje te cilat jetojne ne skuta te cilat jane shume larg me emrin banese, e jo me te konsiderohen te tilla.Por pavaresisht kesaj situate, femijeve te ketyre familjeve asnjeherë nuk i ka munguar deshira per tu arsimuar ku ne driten e erret te kasolles, here me buke dhe here pa buke, ata perpiqen te arsimohen dhe zhvillohen. Kjo eshte vetem nje pjesez e vogel nga ky realitet i trishte qe per fat te keq ka shtrire rrenjet thelle ne mbare vendin tone, realitet i cili ofron nevoje per tu ushqyer, veshur, strehuar, mangesi qe shoqerojne çdo moment keto familje te cilat duket se jane te pafuqishme per ta perballuar kete situate mjerane.
http://www.oranews.tv/vendi/varferia-ne-periferi-te-durresit-banoret-e-ardhur-nga-zona-te-tjera-ne-mjerim/





