9 janar 2014 – Gjatë ditës së sotme, Gjermania i është bashkuar operacionit ndërkombëtar për të shkatërruar armët kimike të Sirisë. Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, ka deklaruar se një fabrikë që është në pronësi të shtetit, do të shkatërrojë disa substanca kimike.  

Kontingjenti i parë me armët kimike është ngarkuar të martën nga porti Latakia me një anije daneze, e cila ka vazhduar rrugën për t’i shkatërruar ato. Operacioni për shkatërrimin e armëve kimike siriane, është vlerësuar se do të kushtojë rreth 40 milionë euro.