9 janar 2014 – Rekordi i temperaturave i shënuar në të gjithë SHBA-të dhe në Kanada solli edhe ngrirjen e ujëvarës Niagara. Një koleksion fotografish spektakolare kanë treguar momentin, kur uji i ujëvarës ka ngrirë para se të binte poshtë.Fatmirësisht, temperaturat e ulëta nuk do të vazhdojnë dhe për shumë kohë, pritet që javën që vjen temperaturat të rriten dhe akulli në ujëvarë të shkrijë.Fotot e pabesueshme tregojnë ujin e ujëvarës, i cili ka mbetur pezull në ajër. Ky fenomen nuk kishte ndodhur që në vitin 1848, ku ujëvara ngriu aq shumë sa njerëzit mund të ecnin në akull.

/Shekulli/