9 janar 2014 – Ministri i brendshëm Sajmir Tahiri me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook i ka bërë thirrje të rinjve për të aplikuar në shkollën e policisë moderne që duam të ndërtojmë.
"Bashkohu me Policinë e Shtetit për një Shqipëri më të Sigurtë. Kanë filluar aplikimet për rekrutimin e 300 të rinj e të reja në Policinë moderne që duam të ndërtojmë. Aplikimet përfundojnë në 20 Janar. Për më shumë, vizito www.asp.gov.al . Për pyetje ose kontakt, shkruaj në [email protected]", shkruan Tahiri në Facebook.





