7 janar 2014 – 18 muaj burg janë kërkuar sot në gjykatë prokuroria e Korçës, për Sotiraq Xegën, ish-përgjegjësin e galerisë “Guri Madhi”, në Korçë nga ku janë zhdukur 61 piktura. Prokuroria e Korçës, e ka argumentuar kërkesën për dënimin e Xegës se ka shpërdoruar detyrën duke qenë përgjegjës i galerisë. Sotiraq Xega akuzohet nga Prokuroria për “shpërdorim detyre”, në zhdukjen e 61 pikturave nga galeria “Guri Madhi”, ku shumica prej tyre ishin vepra të piktorit të njohur Vangjush Mio. Seanca gjyqësore u shty për në datën 17 janar, kur pala mbrojtëse do të japë argumentet e saj në lidhje me këtë ngjarje. Në vitin 2012 nga galeria "Guri Madhi" në qytetin e Korçës u zhdukën rreth dhjetëra vepra arti, një pjesë e mirë e të cilave i përkasin piktorit Vangjush Mio.
Skandali me pikturat, prokuroria: 18 muaj burg për Sotiraq Xegën
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Leicester City nga kampion historik te kategoria e tretë me qendër stërvitore 100 milionë euroshe
Zgjatja e armëpushimit, CNN: Trump do t’i japë Iranit afat të kufzuar për një propozim!
Zjarri në pallatin pranë QSUT/ Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton ndihmën financiare për familjet e prekura
Nën akuzë për mashtrim me fondet e BE, Parlameti grek voton pro heqjes së imunitetit të 13 deputetëve





