TIRANË, 18 dhjetor 2013 – Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të ditës së mërkurë në një lokal pranë Shkollës së Baletit në kryeqytet. Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Disa muaj më parë, kur ky lokal ishte duke u ndërtuar, ndërkohë brenda ambienteve të tij është plagosur shtetasi Fatjon Dauti, pronar i lokalit.
Eksplozivi ishte vendosur në pjesën anësore të lokalit, mes tij dhe hyrjes së një pallati. Nga shpërthimi është dëmtuar fasada anësore e lokalit, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet, i cili ishte parkuar aty pranë. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shpërthim eksplozivi në një lokal në Tiranë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Erdogan: Lufta në Iran po fillon të dobësojë Evropën, dëmet do të jenë të mëdha
Vijon ofensiva ruse në Ukrainë, dy viktima, një i zhdukur dhe 8 të plagosur në Dnipro
Kriza energjetike/ DW: Brukseli bën thirrje për bashkëpunim! Energjia bërthamore pritet të luajë një rol më të madh
Horoskopi ditor, e enjte 23 prill 2026





