Rama: TAP-i mund të jetë (dhe ne synojmë ta bëjmë këtë me ndihmën e Azerbajxhanit dhe partnerit tonë strategjik, Turqisë) burim zhvillimi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kroacinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe të gjitha vendet e tjera të Evropës Juglindore, domethënë, për rajonin që ka hyrë në një epokë të re paqeje dhe bashkëpunimi

DURRËS, 17 dhjetor 2013 – Rezultat origjinal i zhvillimit të sektorit botëror energjetik në vitin 2013 u bë më 17 dhjetor 2013 ceremonia e nënshkrimit të vendimit përfundimtar investues për projektin “Shah Deniz-2” në Baku. Për të marrë pjesë në ceremoni erdhën posaçërisht në kryeqytetin e Azerbajxhanit kryeministrat e Gjeorgjisë, Italisë dhe Shqipërisë përkatësisht Irakli Garibashvili, Enriko Leta (Enrico Letta) dhe Edi Rama; presidenti malazes Filip Vujanoviç; Sekretari i Jashtëm britanik Uilliam Hejg (William Hague); komisioneri evropian Gynter Otinger (Günther Oettinger) dhe përfaqësues të kompanive ndërkombëtare të konsorciumit për zhvillimin e vendburimit “Shah Deniz”.

ALIJEV

Ceremoninë e hapi me një fjalim mirëseardhjeje presidenti i Azerbaixhanit Ilham Alijev, i cili quajti 17 dhjetorin 20-13 “një ditë historike në historinë e Republikës”, kurse vete “Shah Denizin-2” projekt, që do të ndryshojë hartën energjetike të rajonit. “Shah Deniz-2”, TANAP dhe TAP është një nga projektet më të madh energjetike në botë. Në realizimin e tyre do të investohen 35 miliardë dollarë, krijimi i tyre do të hapë 30 mijë vende të reja pune”, – tha Alijevi, duke shtuar se politika aktuale energjitike do të ndihmojë në transformimin dhe diversifikimin  ekonomisë së saj.

RAMA

Për diversifikimin e furnizimeve të burimeve energjetike folën dhe kryeministrat që kishin ardhur enkas një ditë më parë në Baku për ceremoninë. “Realizimi i projektit të ndërtimit të gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) do të hapë rrugën për vënien në jetë të projekteve të reja, një prej të ciëve është gazsjellësi Jonian-Adriatik (IAP), tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. “TAP-i është një projekt i madh, por do të bëhet edhe më shumë kur do të hapë rrugën për punime të reja dhe inovative të përbashkëta, të tilla si, për shembull, bashkimi i përpjekjeve të përbashkëta të Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi në promovimin e IAP-it, i cili do të dërgojë gaz në tregjet e reja më ndihmën e Korridorit Jugor të Gazit, – tha Rama. – TAP-i mund të jetë (dhe ne synojmë ta bëjmë këtë me ndihmën e Azerbajxhanit dhe partnerit tonë strategjik, Turqisë) burim zhvillimi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kroacinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe të gjitha vendet e tjera të Evropës Juglindore, domethënë, për rajonin që ka hyrë në një epokë të re paqeje dhe bashkëpunimi”. Sipas Ramës, “Shqipëria duhet të bëhet “promotor” gazifikimi të shumë vendeve të rajonit, në të cilin ende nuk ekzistojnë tregje të tilla dhe infrastrukturë të nevojshme. Për Shqipërinë TAP-i është jo vetëm një tërësi mundësish, por edhe tërësi detyrimesh. Qeveria jonë do të sigurojë burimet e nevojshme njerëzore dhe materiale, si dhe kuadrin institucional për të garantuar funksionimin e suksesshëm të gazsjellësit”, – tha Rama.

HEJG

Kreu i Forin Ofisit, Uilliam Hejg vuri në dukje potencialin për tërheqjen e investimeve të reja në Azerbajxhan nga realizimi i projektit “Shah Deniz-2” dhe për “diversifikimin e lidhjeve të forta midis Azerbajxhanit dhe Britanisë së Madhe. Zhvillimi i projektit “Shah Deniz” do të mundësojë krijimin e “Korridorit Jugor”, i cili do të rrisë sigurinë tonë energjitike, do të paraqesë burime të reja të furnizimit me gaz në Evropë ", – tha Hejg-u.

OTINGER

Vendim historik e konsideroi vendimin për projektin “Shah Deniz-2” dhe Gynter Otinger-i, që uroi në emër të presidentit të Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso të gjithë pjesëmarrësit e projektit për arritjen e një marrëveshje përfundimtare të investimeve. “BE-ja lidh me rajonin fije energjetike, industriale dhe kulturore”, – tha Oeinger-i.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/