Nga Andi Kananaj

16 dhjetor 2013- Avokat Ngjela është absolutisht një personazh i dashur për publikun dhe për nënshkruesin e këtij shkrimi. Në listat e çdo simpatie ai është në hit-parade. Kjo për faktin se Ngjela ka stil në të folur, dhe askush s’e mohon; ka natyrë gjaknxehtë, në krye të çdo revolucioni; ka fiksime simpatike mbi botën britanike; ai ndihet angloskason. Si një Curçill më estetik, por një karizmatik i krahasueshëm. “Përgjon” Berishën dhe ka kurajon ta denoncojë. Vë në listë të parën, një vajzë për të cilën tentativat për t’i marrë numrin e telefonit janë pa-fund. Ngjela ja del të jetë pa komplekse. Diçka që i pëlqen , e bën të vetën.

Në një botë perfekte avokati nuk do ishte një ish- i burgosur. Do ishte një show-man i jashtëzakonshëm. Një këngëtar, qoftë edhe pa zë. Ngjela është në një botë jo perfekte. Është një burrë i fortë që ja del tëçudisë. Shpesh e ka qëllim në vetvete. Do të çudisë shpejt. Është mënyra e tij. Që të fitosh kundër tij, pasi je çuditur dhe vetë, duhet të dyfishosh; të çudisësh dyfish.

Unë nuk habitem që Ngjela, avokati simpatik është duke kritikuar qeverinë. Po argumenti i tij është duke udhëtuar në kohë. Hollanda i tha jo një procesi të nisur më parë. Të përfunduar keq, që mund vetëm të arnohej. Do isha i habitur dhe vetë nëse do kalonim testin e integrimit ne BE. Po ta mendosh argumenti popullor për të bindur qeverinë e Amsterdamit, ishte kalimi në administrim i Lazaratit. Ne dhe në kulmin e pesimizmit vetëakuzoheshim, si popull që di vetëm ti shesë tym, një qyteti të lirë. Prodhimi ende ilegal, ishte mënyra për të ironizuar ata që s’na votuan. Hollandezet janë europianë që kane krijuar Evropën si e duam ne vërtetë. Ajo që kemi në imagjinatë. Po Hollandezët nuk janë aq të papërgjegjshëm sa të na të na kalojnë ne testin, vetëm për shkak të batutave cinike. Nuk do të jetë avantazh , as sulmi kaq i pranuar ndaj çdo politike dhe politikani të ri. Avokati këtë e kupton. Ai e di mirë se procesi i reformave që ka dështuar në 20 vjet s’mund të jetë i kapërcyeshëm për shkak të disa batutave të tjera. Por instikti prej Husain Bolti e vë në start, për garën e tij të jetës. Atë të simpatisë që ai e ka fituar çdo ditë.

Avokat je mit, ja del ta kthesh real politikën në sexy-politikë.  Udhëtimi në kohë i kritikave ndaj reformimit, ndoshta do të ndodhë, por e sigurtë menjeherë pasi të kemi një formë, që dhe ta ndryshojmë me reforma. Ky udhëtim nuk duhet të jetë kompensim. Që mos thuhet u dënua atëherë, por ato që do të thotë këto ditë.

http://gazetadita.al/shenim-sexy-politika-e-avokat-ngjeles/