16 dhjetor 2013- “Panorama” shkruan sot se ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit politikë, dy nga kategoritë që u lakuan jo pak gjatë fushatës nga palët politike duke i joshur me çështjen e kompensimit këtë vit, duhet të mjaftohen me 34 milionë USD.
“Buxheti i vitit 2014, i cili do të shkojë sot në Parlament, parashikon më pak fonde, sidomos nëse krahasimin e bëjmë me vitin 2013 dhe kryesisht për ish-të dënuarit politikë”- shkruan “Panorama”, duke zbardhur ne nje nga kryeartikujt e saj fondet per ish te perndjekurit.
Sipas “Panorames”, në buxhetin e vitit 2014, zëri për kompensimin e ish të përndjekurve është vetëm 18 milionë lekë. Për vitin 2013, në buxhetin e rishikuar fondet për këtë kategori ishin 30 milionë dollarë. Diferenca eshte elhtesisht e kuptueshme dhe e dukshme.
Nderkohe qe ish pronaret, sipas gazetes mbeten kategoria me e diskriminuar, referuar fondeve qe jane parashikuar, pasi do te marrin vetem 16 milionë dollarë.





