15 dhjetor 2013- Është përfshirë nga flakët mesditën e sotme një banesë në kryeqytet, ku si pasojë ka mbetur e vdekur një e moshuar. Mësohet se viktima është 81 vjeçarja Margarita Shkurti e cila ndërroi jetë në spital. E moshuara mendohet se jetonte e vetme në banesë pasi në momentin e zjarrit nuk ka pasur persona të tjerë me të. Sipas policisë e moshuara ka humbur jetën pasi nuk ka mundur të dalë dot nga banesa. Në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve megjithëse banesa është djegur plotësisht. Sipas policisë zjarri dyshohet të ketë rënë në mënyrë aksidentale.
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 81 vjeçarja
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vëllai godet me sëpatë vëllain në Korçë, arrestohet pak minuta pas ngjarjes
Pas tensioneve, protesta zhvendoset në bulevard, Rama largohet nga Kryeministria
Rama në krah të Merz pas incidentit me dron: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë
Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë në Lindjen e Mesme





