TIRANË, 15 dhjetor 2013 –Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka kallëzuar penalisht ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës ish-Drejtorin e Pergjithshem të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj.Burime nga mazhoranca bëjnë me dije se kallëzim penal është bërë edhe ndaj 9 ish- zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit. Nder keta bejne pjese edhe nëndrejtori i Përgjithshem, Rasim Boriçi dhe tetë anëtare të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në këtë drejtori.Akuzat ndaj tyre jane shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat. Për të sqaruar çështjen pritet që në orën 18:00 Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të japë një deklaratë për shtyp. Megjithate, Prokuroria ende nuk ka konfirmuar depozitimin e paditë nga ana e SHKB-së.
MB: Kallëzim penal për Burgajn dhe 9-ish zyrtarë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vëllai godet me sëpatë vëllain në Korçë, arrestohet pak minuta pas ngjarjes
Pas tensioneve, protesta zhvendoset në bulevard, Rama largohet nga Kryeministria
Rama në krah të Merz pas incidentit me dron: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë
Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë në Lindjen e Mesme





