15 dhjetor 2013- Mjetet e rënda të INUK-ut kanë vazhduar gjatë gjithë natës për rrëzimin e kompleksit “Jon” në Vlorë, e cila nuk u shemb por i qëndroi shpërthimit. Katër mjete të rënda po punojnë për rrëzimin e godinës ndërsa policia e rendit si dhe forcat e FNSH-së vazhdojnë të mbajnë të rrethuar territorin deri sa të shembet tërësisht godina. Konstruksioni me hekur të dendur, si dhe montimi i dinamitit në një sasi më të pakët në këtë godinë (pasi rrezikoheshin shtëpitë ngjitur) bëri që kjo godinë të mos shembej totalisht nga vendosja e 400 kg eksploziv. Dje nga shpërthimi njëra godinë ka rënë pothuajse tërësisht, ndërsa godina tjetër ka rënë pjesërisht. Ndërkohë që drejtori i INUK Dajti beson se sot gjatë gjithë ditës godina mund të arrihet të shembet plotësisht. "Nuk do të pushojmë asnjë çast derisa të rrëzohet kjo godinë", u shpreh Dajti jashtë kamerave. Ndërkohë, rruga "Aleksandër Moisiu", edhe sot po mbahet e bllokuar për shkak të punimeve.
INUK: Edhe sot vijon puna për shembjen plotësisht të kompleksit “Jon”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Akuzohet se abuzoi me 700 mijë euro të UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar
Tensionet në Hormuz dhe bllokada amerikane, shkarkohet nga detyra sekretari i marinës së SHBA
Shemben 7 objekte në aksin Elbasan–Papër, i hapet rruga Korridorit 8
QKB: Bizneset e reja të regjistruara u rritën me 13.7% në mars 2026, shtohet dinamika e sipërmarrjes në vend





