DURRËS, 15 dhjetor 2013 –  Blutë bregdetare kanë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit 6 shtetas të implikuar në vepra të ndryshme penale, kryesisht në territorin e rrethit Krujë. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se ka vënë në pranga Florian B., 28 vjeç; Enes R., 25 vjeç, (të dy me banim në fshatin Arameras); Arjan D., 23 vjeç, me banim në fshatin Barkanesh; Ismet A., 43 vjeç, me banim në Thumanë; Astrit D., 40 vjeç, me banim në Fushë Krujë; Kujtim Z., 43 vjeç, me banim në fshatin Luz; qendrat e banimit e të 6 arrestuarve janë në rrethin e Krujës. Ja arsyet: gjatë kontrollit në Maminas të Durrësit në mjetin me targa AA882GE, me drejtues Florianin, tre të parëve iu gjetën 8 kg e 65gr kanabis. Të katërtit në lokal iu gjet në pistoletë TT, një krehër; 7 fishekë, 8 makineta lojërash fati pa dokumentacion, një gram drogë. I pesti paraqiti një leje drejtimi mjeti të falsifikuar. I gjashti dyshohet për dhunë me mjete të forta ndaj kunatës së tij 60-vjeçare.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/