15 dhjetor 2013- Asfiksohen nga gazi një çift të moshuarish nga Kuçova. Ngjarja e rëndë është shënuar në qytetin e Kuçovës ku si pasojë e rrjedhjes së gazit ka gjetur vdekjen 73 vjeçari Stilian Thomai, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë bashkëshortja e tij Krisanthi Thomai 70 vjeç. Dy të moshuarit të cilët jetonin vetëm në banesë, janë asfiksuar pasi kishin harruar gazin hapur gjatë natës, ndërsa janë gjetur në mëngjes nga fqinjët të cilët i kanë dërguar me urgjencë në spital. Por ndërkohë që 73-vjeçari ka humbur jetën, bashkëshortja e tij Krisanthi ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Beratit.
Të moshuarit harrojnë gazin hapur gjatë natës, vdes 73 vjeçari
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vëllai godet me sëpatë vëllain në Korçë, arrestohet pak minuta pas ngjarjes
Pas tensioneve, protesta zhvendoset në bulevard, Rama largohet nga Kryeministria
Rama në krah të Merz pas incidentit me dron: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë
Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë në Lindjen e Mesme





