14 dhjetor 2013- Ish kryeministri grek Jorgos Papandreu është shprehur në favor të liberalizimit të marihuanës në Greqi, nën shembullin e Uruguajit.
Në një shkrim me titullin “Një lëvizje shembull për marihuanën”, botuar në faqen e tij në internet, Papandreu uron qeverinë e Uruguajit, për miratimin e një ligji mbi prodhimin dhe shitjen e kanabisit dhe shton se nisma e Uruguajt duhet të studiohet me thellësi nga të gjitha vendet.
Ligji i miratuar nga Uruguaj lejon personat mbi 18 vjec të blejne deri ne 40 gram marihuanë në muaj në farmaci, ose të rrisin deri në 6 bimë kanabis, me kusht që të rregjistrohen si përdorues të kësaj droge. Ligji lejon funksionimin e “klubeve të marihuanës” me 15-45 anëtarë që mund të kultivojnë deri në 99 bimë kanabis në grup, ndërsa ndalon përdorimin e saj nga të miturit dhe të huajt.
Ish kryeministri grek që edhe më parë është shprehur në favor të liberalizimit të hashashit, kërkon që Greqia ta trajtojë këtë cështje me kujdes, sepse një ligj i tillë, sipas tij, mund të kufizojë përdorimin e drogës kryesisht tek të rinjtë, kufizon dëmtimin e shëndetit dhe zvogëlon trafikimin e drogave të paligjshme nga qarqet kriminale, të cilat marrin fitime të mëdha dhe në sajë të tyre zhvillojnë krimin e organizuar dhe terrorizmin.
/balkanweb/





