13 dhjetor 2013- Akti normativ i qeverisë për ligjin e nëpunësit civil është rrëzuar sot nga Gjykata Kushtetuese, me pretendimin se ky akt është antikushtetues. Pak ditë më parë Kushtetuesja e rrëzoi kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për pezullimin e hyrjes në fuqi të aktit normativ për ligjin e "Nëpunësit Civil". Por demokratët kanë bërë edhe një tjetër kërkesë, për shfuqizimin e aktit normativ dhe ligjit i cili i ka dhënë fuqi këtij akti.

Por përfaqësuesja ligjore e Këshillit të Ministrave, Edlira Jorgaqi tha se "qeveria ka të drejte të miratojë aktin me fuqinë e ligjit, akt i cili është miratuar dhe në Kuvend". Sipas saj, Kuvendi e ka miratuar me 3/5 e votave, por ka bërë edhe kontroll për kushtetueshmërinë me Kushtetutën.

Argumenti kryesor i qeverisë për të shtyrë me 6 muaj hyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil ishte mungesa e akteve nënligjore.