Kufitarët e detit shtrëngojnë masat e sigurisë në terminalin e udhëtarëve në port dhe ujërat territoriale
DURRËS, 13 dhjetor 2013 – Kufitarët e detit shtrëngojnë masat e sigurisë në terminalin e udhëtarëve në port dhe ujërat territoriale në fundvit, ndërsa do të hapë 30 sportele. Drejtoria rajonale për kufirin dhe migracionin (DRKM) Durrës njofton se me rastin e festave të fundvitit janë planifikuar shërbime policore shtesë në pikën e kalimit kufitar port Durrës. Kështu në dispozicion të qytetarëve do të jenë 30 sportele, të cilat do të mundësojnë përpunimin në kohë reale të shtetasve dhe mjeteve, që kanë zgjedhur të udhëtojnë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar në tërminalein e targeteve të portit. Po lehtësohen procedurat në kufi, duke krijuar gjithë infrastrukturën e nevojshme në bashkëpunim me autoritetin portual, degën e doganës, shërbimi fitosanitar, kapitanerinë e portit si dhe agjencitë detare. Me drejtorinë e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë po bashkërendohet për rritjen e sigurisë, mbajtjen në kontroll të kontigjentit kriminal. Do të forcohet kontrolli për parandalimin dhe goditjen në vazhdimësi të trafiqeve, trafikimin e lëndëve narkotike, tentativat për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara si dhe kapjen e personave në kërkim. DRKM-ja Durrës thotë se do të garantojë lëvizjen e lirë dhe të sigurt të shtetasve, mjeteve dhe mallrave në hyrje / dalje terminalin e udhëtarëve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





