12 dhjetor 2013 – Joeli i vogël i ardhur në jetë vetëm tre muaj më parë është padyshim dhurata më e çmuar për çiftin e njohur Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska.Ermali, i cili ka një faqe zyrtare në Facebook dhe është tepër aktiv ka postuar për herë të parë një foto ku ekspozon djalin e tij. Një fotobardh e zi, e cila përcjell shumë dashuri dhe që ka komentin: "Faleminderit Zot".
Të dy prindërit po vështrojnëdjalin e tyre të vogël, ndërkohë që Ermali e mban nëduar.
Janë mbi 55 mijë pëlqime nëfoto si dhe komente pa fund, të cilat tregojnë qartë dhe popullaritetin dhe impaktin që ka Ermali tek publiku, i cili nuk nguron në komente të shkruajë rreth ngjashmërisë së foshnjës me të atin.





