Projekt buxheti i vitit 2014, megjithëse i përgjysmuar në total krahasuar me vitin aktual, për disa ministri dhe institucione të larta të shtetit do të jetë më i madh se vitin e kaluar. Sipas projekt buxhetit të hartuar nga qeveria dhe që duhet thënë se ndodhet ende në dorë të ekspertëve duke u shqyrtuar, disa institucionet nuk do të kenë buxhetin e vitit të shkuar, por disa prej tyre do të kenë më shumë e disa më pak para në dispozicion. Në draft buxhetin që po shqyrtohet, mësohet se Presidenti, Këshilli i Ministrave, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, SHISH, KLSH, Ministria e Punës dhe Ministria e Mjedisit, do të jenë institucionet që do të kenë një buxhet më të lartë se ç’patën në vitin 2013. Pra nëse Presidenti kishte në fillim të vitit 2013 një buxhet prej 157 milionë lekë, në vitin 2014 parashikohet të ketë një buxhet prej 163 milionë lekë. Ndërsa Këshilli i Ministrave, i cili në fillim të vitit aktual kishte një buxhet prej 422 milionë lekë, për vitin e ardhshëm po mendohet të ketë një buxhet prej 527 milionë lekë, pra me një rritje prej afro 105 milionë lekë. Ndërkaq, Ministria e Bujqësisë është një tjetër institucion që vitin që vjen duket se do të ketë një buxhet më të lartë se ky aktuali. Nëse në 2013, kjo ministri kishte një buxhet prej 7.3 miliardë lekë, për vitin 2014 po shihet mundësia për ti caktuar një buxhet prej 8,2 miliardë lekë, pra me një rritje prej afro 900 milionë lekë. Ndërsa Ministria e Arsimit e cila kishte për vitin 2013 një buxhet prej 39.7 miliardë lekë, në vitin 2014 duket se do të ketë në dispozicion 40 miliardë lekë. Ministria e Drejtësisë ka pasur në fillim të vitit aktual një buxhet prej 5.8 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2014 do të ketë 7,9 miliardë lekë, pra me një rritje prej afro 2.1 miliardë lekë. Ndërsa Ministria e Brendshme, e cila kishte sivjet një buxhet 16.4 miliardë lekë, vitin që vjen do të ketë në dispozicion 17 miliardë lekë. Po ashtu, Shërbimi Informativ Shtetëror, i cili ka pasur këtë vit një buxhet prej 1.3 miliardë lekë, vitin e ardhshëm do të ketë një buxhet prej 1,5 miliardë lekë. Kontrolli i Lartë i Shtetit është një tjetër institucion i cili do të përfitojë këtë vit më shumë fonde nga shteti. Për vitin 2013, qeveria e kaluar i kishte vënë në dispozicion këtij institucioni 268 milionë lekë, ndërsa vitin që vjen, do ta ketë afro 322 milionë lekë, pra afro 54 milionë lekë më shumë. Ish Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale e cila gjatë 2013 kishte një buxhet prej 57.3 miliardë lekë, sot kur është bërë Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, do të ketë një buxhet prej 73,8 miliardë lekë, pra rreth 16.5 miliardë lekë më shumë. Edhe Ministria e Mjedisit do të ketë një buxhet më të lartë se viti aktual, por vetëm me 100 milionë lekë më shumë.
Shkurtimet
Kuvendi, është një ndër institucionet që do të ketë më pak buxhet gjatë vitit të ardhshëm. Sipas projekt buxhetit në shqyrtim, ky institucion që gjatë vitit 2013 kishte një buxhet prej 927 milionë lekë, gjatë vitit 2014 do të ketë në dispozicion 895 milionë lekë, ose 32 milionë lekë më pak. Po ashtu, me reduktim buxheti rezulton edhe Ministria e Financave, e cila në vitin aktual kishte 6.9 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2014, do të ketë 6,4 miliardë lekë. Ministria e Shëndetësisë është gjithashtu një tjetër institucion të cilit i reduktohet buxheti gjatë vitit të ardhshëm. Sipas projektbuxhetit 2014, kjo ministri do të ketë në dispozicion 30,1 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2013, qeveria e kaluar i kishte parashikuar një buxhet prej 30.8 miliardë lekë.
Tavanet sipas institucioneve Viti 2013
Presidenti 157 milionë lekë
Kuvendi 927 milionë lekë
Këshilli i Ministrave 422 milionë lekë
METE 2.3 miliardë lekë
MPPT 44.6 miliardë lekë
Ministria e Bujqësisë 7.3 miliardë lekë
Ministria e Financave 6.9 miliardë lekë
Ministria e Arsimit 39.7 miliardë lekë
MTKRS 1.8 miliardë lekë
Ministria e Shëndetësisë 30.8 miliardë lekë
Ministria e Drejtësisë 5.8 miliardë lekë
Ministria e Jashtme 2.2 miliardë lekë
Ministria e Brendshme 16.4 miliardë lekë
Ministria e Mbrojtjes 21.2 miliardë lekë
SHISH 1.3 miliardë lekë
KLSH 268 milionë lekë
Ministria e Punës 57.3 miliardë lekë
Ministria e Mjedisit 1.9 miliardë lekë
Prokuroria e Përgjithshme 1.3 miliardë lekë
Tavanet sipas institucioneve Viti 2013 (i rishikuar)
Presidenti 164 milionë lekë
Kuvendi 878 milionë lekë
Këshilli i Ministrave 483 milionë lekë
MZHETS 1,6 miliardë lekë
Ministria e Transportit 44.6 miliardë lekë
Ministria e Bujqësisë 5,5 miliardë lekë
Ministria e Financave 7,5 miliardë lekë
Ministria e Arsimit dhe Sportit 38,4 miliardë lekë
Ministria e Kulturës 1,4 miliardë lekë
Ministria e Shëndetësisë 28,7 miliardë lekë
Ministria e Drejtësisë 7,2 miliardë lekë
Ministria e Jashtme 2, 1 miliardë lekë
Ministria e Brendshme 15,9 miliardë lekë
Ministria e Mbrojtjes 18,8 miliardë lekë
SHISH 1,2 miliardë lekë
KLSH 291 milionë lekë
Ministria e MSR 60 miliardë lekë
Ministria e Mjedisit 1,9 miliardë lekë
Prokuroria e Përgjithshme 1,3 miliardë lekë
Ministria e ZhUTurizmit 2,1 miliardë lekë
Ministria e Energjisë dhe Industrisë 506 milionë lekë
Tavanet sipas institucioneve Viti 2014 (në përpunim )
Presidenti 163 milionë lekë
Kuvendi 895 milionë lekë
Këshilli i Ministrave 527 milionë lekë
MZHETS 1,6 miliardë lekë
Ministria e Transportit 48 miliardë lekë
Ministria e Bujqësisë 8,2 miliardë lekë
Ministria e Financave 6,4 miliardë lekë
Ministria e Arsimit dhe Sportit 40 miliardë lekë
Ministria e Kulturës 1,6 miliardë lekë
Ministria e Shëndetësisë 30,1 miliardë lekë
Ministria e Drejtësisë 7,9 miliardë lekë
Ministria e Jashtme 2,1 miliardë lekë
Ministria e Brendshme 17 miliardë lekë
Ministria e Mbrojtjes 14,7miliardë lekë
SHISH 1,5 miliardë lekë
KLSH 322 milionë lekë
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë 73,8 miliardë lekë
Ministria e Mjedisit 2 miliardë lekë
Prokuroria e Përgjithshme 1,7 miliardë lekë
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit 1,6 miliardë lekë
Ministria e Energjisë dhe Industrisë 1,4 milionë lekë





