DURRËS, 11 dhjetor 2013 – Shkon me këmbët e veta te shtëpia e dashnorit dhe pastaj e denoncon për përdhunim. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 10 dhjetor 2013, ora 22.00, u bë arrestua Armand T., 47 vjeç, banues në Durrës. Për të ka bërë kallëzim në polici një 50-vjeçare se e ka përdhunuar. Ajo ka shkuar vetë në banesën e 47-vjeçarit në një pallat të ndërtuar nga italianët në vitet 1940 dhe që kufizon sheshin afër stacionit hekurudhor të udhëtarëve, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar.
Dajaku në familje
Ndërkaq po më 10 dhjetor 2013 u plotësuan tri kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për një 33-vjeçare, nga Durrësi, nga ish-bashkëshorti i saj B. D., 38 vjeç; për një shtetas 64-vjeçar, banues në rrethin Durrës, nga i biri, E. Gj., 34 vjeç; për një 20-vjeçare, banuese nga Shijaku, nga bashkëshorti A. D., 28 vjeç. Gjithashtu ndaj A. D.-së, lidhur me dhunën e ushtruar, filloi edhe procedimi penal në gjendje të lirë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





