11 dhjetor 2013- Ne faqen zyrtare te kryeministrise sot eshte publikuar nje "kunderpergjigje" e kryeministrise rreth artikkulit ne disa gazeta rreth takimit te kryeministrit me Patton Bogs.Ne kete komunikate per shty shkruhet:
Disa gazeta kanë raportuar sot mbi një takim "sekret" mes Kryeministrit Rama dhe përfaqësuesve të Patton Bogs.Ky takim është zhvilluar si shumë takime të tjera në zyrën e Kryeministrit me kërkesë të përfaqësuesve të kompanisë në fjalë.Në asnjë rast nuk bëhen takim të fshehta në zyrën e kryeministrit dhe qeveria e re shqiptare nuk ka asgjë për të fshehur as në raport me këtë kompani dhe as në raport me çfarëdo kompanie që natyrshëm kontakton drejtpërdrejtë me kryeministrin e vendit.Fakti është se qeveria shqiptare as nuk ka riaktivizuar dhe as nuk ka në plan të riaktivizoje marrëdhënie financiare me Patton Bogs.





