FIER, 11 dhjetor  – Nje 50 vjecar ështe gjetur i pajetë në qender te qytetit te Fierit, ne zonen prane xhamise. Sipas te dhenave te para te policise përpjekja e një 50-vjeçari për të mos lejuar grabitjen e dyqanit që ruante gjatë natës, i ka kushtuar atij jetën. Viktima, Petrit Saliaj është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë xhamisë, në qendër të qytetit të Fierit. 50-vjeçari Petrit Saliaj, i cili punonte roje në një pikë këmbimi valutor, është vrarë me armë të ftohta nga dy persona, të cilët kanë grabitur një shumë parash në dyqanin që ai ruante gjatë natës. Dyshohet se roja i ka ndjekur grabitësit deri në qendër të qytetit, ku ata e kanë masakruar me mjete të forta dhe thika. 

Ekspertët e policisë kanë gjetur dy thika në një kosh mbeturinash pranë vendit ku u gjet trupi i 50-vjeçarit, të cilat dyshohet se mund të jenë përdorur për vrasjen e tij.