TIRANË, 10 dhjetor 2013 – Pas lajmit se ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, dhe katër zyrtarë të tij do të hetohen për abuzime me fondet publike, një tjetër skandal është në horizont, ai i financimit të gazetës 55 nga Posta Shqiptare, kështu botuesi i gazetës TemA dhe njëkohësisht publicisti i famshëm Mero Baze i është qepur “me bukë në trastë” Mjeshtrit të Madh të Punës (në foton kryesore me presidenti e Republikës, durrsakun Bujar Nishani) Gorea, i dekoruar edhe nga shoqata “Durrësi” me titullin “Arqile Durrsaku”. Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i kompanisë shtetërore “Posta Shqiptare sha” për tetë vite, Arqile Goreja, ka detyruar punonjësit në gjithë vendin të abonohen në gazetën 55, ndërkohë që stafi i kësaj gazete paguhej në borderotë e Postës Shqiptare, thotë Baze në një shkrim të botuar më 10 dhjetor 2013. Përmes një veprimi spekulativ, Gorea sajoi botimin e një fletushke të quajtur “Postieri”, e cila menaxhohej nga gazeta 55 dhe shërbente për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të saj të shtypit dhe pagesës së gazetarëve. Një hetim i shpejtë në borderotë e Postës të tregon se gjithë stafi i gazetës, që nga kryeredaktori e poshtë, paguheshin si këshilltarë ose redaktorë të këtij botimi, shkruan TemA, që boton faksimilen e një shkrese, që urdhëron një punonjëse poste të paguajë detyrimet ndaj gazetës 55, nënshkruar nga një drejtor vendor poste. Ndërkaq tingëllon ironike ajo që shkruan publicisti (Çmimi i OSBE-së) Gjergj Thanasi për “një precedent të shkurtit 2006, kur prokuroria arrestoi Luiza Hoxhën, ish-deputete e PS-së, ish-prefekte, ish-drejtoreshë e përgjithshme e postave dhe anëtare e KPD-së. Luiza u arrestua, gjykua dhe vuajti dënimin për një dëm të shkaktuar shtetit në vlerën 3 milion e 200 000 euro. Arqile Goreja, drejtori demokrat i postave… pa ngurruar, firmosi shkresën për të kallëzuar në prokurori paraardhësen e tij. Ky është precedenti Goreja. Ky precedent mund të shërbejë fare mirë si manual për Kryeministrin Rama për të shkuar përtej face-lift-it të kryeministrisë te furnizimi me “lëndë të parë” i prokurorisë”. Tabloja bëhet më intriguese në sfond të zërave që qarkullojnë për ndëshkim ligjor të kryebashkiakut aktual të Durrësit Vangjush Dako. Madje, besohet se edhe thirrja e nr. 2 të ambasadës amerikane Henry V. Jardine në takimin me gjimnazistët e “Gjergj Kastriotit” për të denoncuar korrupsionin, ka lidhje me këta zëra. Sikurse dihet, Gorea ka qenë gjithashtu kryetar i bashkisë së Durrësit në vitet 1996-2000. Kurse në Vlorë prokuroria ka paditur Shpëtim Gjikën, kolegun e Dakos dhe Goresë. Gjithsesi, Gorea ka qenë një nga menaxherët publikë më të mirë të administratës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
TemA paralajmëron hetim penal për Arqile Durrsakun
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Mungesa e burrërisë, s’mund të jetë hall tjetër i PD”, Salianji nga takimi në Elbasan: Berisha na kërkon llogari përse mblidhemi, në vend që të…
Rritja e gjelit të detit me kosto të lartë, shitja zero! Importi dëmton fermerët
Holanda për herë të parë ka më shumë të moshuar sesa të rinj
Mos jeni një prej tyre? Këto janë 3 shenjat e horoskopit që duhet të kenë kujdes nesër!





