9 dhjetor 2013 – Goditet disa herë me thikë në bark, humb jetën një 27 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Fierit, ku 27 vjeçari Kastriot Toska është goditur me thikë nga bashkëfshatari i tij Tomorr Kaso 46-vjeç. Vrasja mendohet të ketë ndodhur pas një grindje për një sipërfaqe toke për të cilën të dy pretendonin pronësinë. Mësohet po ashtu se mes tyre ka patur debate edhe herë të tjera.Menjëherë pas plagosjes i riu u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por sipas mjekëve thika i ka prekur organet jetësore dhe për pasojë nuk ka mundur të mbijetojë edhe pas ndërhyrjes mjekësore.
Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka shpallur në kërkim 46 vjeçarin Kaso dhe po punon për kapjen e tij, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





