Në qeli tre adoleshentë që ngisnin makina pa dëshmi aftësie
DURRËS, 9 dhjetor 2013 – Ndonëse janë ashpërsuar masat, kontrollet për drejtim mjeti pa dëshmi apo në gjendje të dehur, shumë banorë të qarkut nuk “mbushin”, gjë që bëhet premisë për aksidente, sikurse ka ndodhur në fundjavë. Bie në sy fakti se janë çuar në qeli tre adoleshentë që ngisnin makina pa dëshmi aftësie
Aksidenti
Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se të dielën, më 8 dhjetor 2013, ora 18.00, u arrestua Perlat S., 62 vjeç, banues në Tiranë, sepse në orën 8.30, në segmentin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në fshatin Tapizë, duke drejtuar një “Mitsubishi” me targa TR 43 63 S, ka aksidentuar dy të mitura K. C., 8 vjeçe dhe K. K., 17 vjeçe, banuese në Tapizë, të cilat ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rreziku për jetën.
Pa patenta
Të shtunën, më 7 dhjetor 2013, ora 23.30, u arrestuan për drejtim mjete pa patentë Klodian A., 22 vjeç, banues në Durrës, sepse rreth orës 19.00, në afërsi të Mauzoleut të Dëshmorëve është kapur duke drejtuar një “Benz” me targa AA555CT; ora 18.30, D. B., 15 vjeç, banues në Fushë Krujë, sepse rreth orës 18.00 është kapur në Fushë Krujë duke drejtuar një “Benz” me targa MARB420; filloi procedimi penal në gjendje të lirë për J. Sh., 17 vjeç, banues në Durrës, sepse rreth orës 20.00, në lagjen nr. 15 Durrës është kapur duke drejtuar një “Suzuki” me targa AA627GH; filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. P., 17 vjeç, banues në Rrashbull Durrës, sepse rreth orës 20.00 është kapur te“Katër Rrugët e Shijakut” duke drejtuar një “Benz” me targa AA294FF; ora 18.30, u ndalua i kërkuari Erik K, 25 vjeç, banues në Nikël, sepse gjykata e rrethit Krujë, më 5 shtator 2013 e ka dënuar me 3 muaj burgim për veprën penale “drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





