9 dhjetor 2013- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i Europol Rob Wainëright kanë firmosur sot në Hagë marrëveshjen e bashkëpunimit të Shqipërisë me Europol për operacione të përbashkëta mes Europol dhe policisë shqiptare.
Në këtë takim në selinë e Europolit, Tahiri shoqërohej edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Holandë Gazmend Barbullushi dhe Redi Voshtina nga Njësia Kombëtare e Europolit në Shqipëri.
Ky nivel i ri bashkëpunimi dhe mirëkuptimi pritet të jetë e rëndësishme për lehtësimin e luftës kundër krimit të organizuar në fusha të tilla si trafikimi i qenieve njerëzore, narkotikëve dhe armëve të zjarrit . Marrëveshja lejon shkëmbimin e informacionit strategjik dhe operacional , duke përfshirë të dhënat personale mbi kriminelët e njohur dhe të dyshuar.





