8 dhjetor 2013- Ja që ka ende në radhët e policisë që të mos i binden urdhrit të prerë të presidentit Obama. Më konkretisht i referohemi rastit të një sherifi nga Carolina Jugore, i cili ka refuzuar t`i bindet urdhërit presidencial për ulje të flamurit në gjysmë shtizë, për nder të kujtimit të Mandelas, të cilin e kishte dhënë presidenti Obama. “Unë besoj fuqishëm se një nder i tillë u rezervohet vetëm qytetarëve amerikanë”, ka thënë Sherif Rick Clark, nga Kantoni i Pikensit.

"Do të nderoja me gjithë zemër, sikur të bëhej fjalë për një hero amerikan”, ka thënë me plot bindje ai. Presidenti Obama kishte dhënë urdhrin për ulje të flamujve në gjysmë shtizë në nder të kujtimit të ish presidentit jug-afrikan, ikonës së Paqes, Nelson Mandela.

Urdhri vlente deri në perëndim të diellit të ditës së hënë. Por, sherifi nga Carolina, refuzoi t`i bindet, duke qenë ai vetë përgjegjës për departamentin e tij. “Është thjesht mendimi im. Flamuri amerikan duhet ulur në gjysmë shtizë vetëm nëse bëhet fjalë për ndonjë hero amerikan, i cili u sakrifikua për vendin e tij”.