5 dhjetor 2013- 8 Dhjetori është Dita e Rinisë". Kështu e ka nisur mesazhin e radhës në Facebook kryeministri Edi Rama, bashkangjitur edhe me një foto. "Në 8 Dhjetorin e largët 1990, nisi Lëvizja Demokratike që kulmoi me dorëzimin e regjimit komunist, përballë kërkesës së studentëve për të pranuar pluralizimin politik dhe që çoi më pas në rënien përfundimtare të diktaturës.Në këtë 8 Dhjetor, në praninë e një grupi nxënësish e studentësh të shkëlqyer dhe për të kremtuar Ditën e Rinisë, kryeministria çel edhe serinë e përmuajshme të bashkëbisedimeve të hapura të Edi Ramës me qytetarët në Sallën e Hartave.Jeni të ftuar ta ndiqni këtë takim jo vetëm përmes televizionit e radios, po edhe duke marrë pjesë aktive me pyetjet tuaja në facebook e twitter", përfundon Edi Rama.