Brenda këtij viti në vijën Durrës –Tiranë u regjistruan 34 aksidente, tre prej të cilave me pasojë vdekjen
DURRËS, 5 dhjetor 2013 – Në çdo 1,7 kilometra rrugë të hekurta është hapur një kalesë e paligjshme për njerëz e automjete, ky është një rekord më vete botëror “ala shqiptar”. Sipas të dhënave zyrtare të drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të kompanisë publike “Hekurudha Shqiptare” (HSH) sha, vetëm në vijën Durrës-Tiranë numërohen 120 kalesa të paligjshme. Brenda këtij viti në këtë segment u regjistruan 34 aksidente, tre prej të cilave me pasojë vdekjen. Shpresohet të zhvillohet një aksion për prishjen e tyre. Megjithëse shinat shqiptare janë në “koma”, sërish janë të rrezikshme për jetën e banorëve dhe burim katastrofash.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





