4 dhjetor 2013 – Tanimë është bërë modë në Britani.

Ata që duan të bëjnë një kalendar për bamirësi, duhet të zhvishen. 

Vajzat e ekipit regbisë të Universitetit të Oksfordit vendosën që të zhvishen për një kalendar, të ardhurat e të cilit do të shkojnë për një fushatë në shërbim të shëndetit mendor.

Pak më vonë u raportua se edhe vajzat e Universitetit të Abërdinit kishin përgatitur një kalendar me femra të zhveshura.

Kjo u bë qëllimisht që të mblidheshin para për luftën kundër kancerit.