3 dhjetor  2013- Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar sot nje takim me studente ne universitetin Evropian te Tiranes. Gjate fjalës se tij para studenteve duke iu referuar protestave te nëntorit, Basha theksoi se ato janë ngjarje qe vene kufi ndarës, para e pas.

“Para nëntorit ku qytetaret konsideroheshin pak ose aspak dhe pas nëntorit 2013 kur qytetari nuk mund te mos konsultohet për vendime te rëndësishme. Të fitosh zgjedhjet nuk do te thotë te dalësh mbi ligjin, te jesh zoti, ky mesazh u dha qe kur u ndërrua pushteti. Protesta vendosi një stad te ri te demokracisë, ka lindur Shqipëria e re e demokracisë se re, nxori ne qendër individin e lire", u shpreh Basha.

Duke ju referuar ndryshimeve të propozuara nga qeveria në ligjin antimafia, zoti Basha tha se korrupsioni nuk luftohet me demagogji, duke përdorur instrumente që mbjellin panik. komentoi sërish shfaqjen e fotografisë së Enver Hoxhës në ceremoninë zyrtare që u zhvillua më 29 nëntor në “Varrezat e Dëshmorëve”, duke akuzuar kryeministrin Rama se po shkakton zemërim tek njerëzit që janë përndjekur, kanë vuajtur mjerimin, urinë dhe shkelmimin e të drejtave të tyre nga diktatura e Hoxhës.

"Korrupsioni nuk luftohet duke përdorur instrumente që mbjellin panik, luftohet vetëm kur parimet themelore të shtetit ligjor transparenca dhe llogaridhënia mishërohen në reforma ligjore që mbi të gjitha kanë nevojë të zbatohen.  Foto e Ramës dhe e diktatorit sipër kokës së tij, mund të jetë rastësi, ose e planifikuar. Ai nuk distancohet dhe kjo flet fare qartë për qëndrimin e tij, mentalitetin e tij si kreu i ekzekutivit dhe kjo është e patolerueshme e papranueshme. Kjo është shkak i zemërimit që po kaplon shtresa të tëra”, tha  Basha.