1 dhjetor 2013- Forcat të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, janë përqëndruar sot në prishjen e ndërtimeve pa leje në Orikum të Vlorës. Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se, INUK ka prishur disa bare, restorante dhe minimole.
Forcat e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe efektivët e Policisë së Shtetit jenë në terren dhe në disa raste ndërmjetësojnë me pronarët të cilëve u është lënë kohë pak ditë për nxjerrjen jashtë të pajisjeve dhe sendeve që kanë në ambientet e tyre.





