1 dhjetor 2013- Duke folur në konferencën me temë “Të ndryshëm dhe të barabartë”, e organizuar nga Ministria e brendshme dhe Fakulteti i Shkencave Sociale, ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar ndihmën e shoqërisë shqiptare në luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore ndërsa pranoi se rezultatet në luftën ndaj këtij fenomeni nuk kanë qenë të kënaqshme.
“Rezultatet kundër trafikut të qënieve njerëzore nuk ka qenë ato që duhet të ishin. Në radhë të parë kemi nevojë që ta rikonceptojmë luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore, fillimisht nga pikëpamja e fenomenit më pas zgjidhje. Kjo luftë nuk mund të jetë vetëm një qasje policore por duhet të jetë qasje shoqërore e përbashkët me të gjitha mekanizmat. Pyetja që lind është sa jemi të gatshëm shoqërisht që ta identifikojmë trafikun si një problem.
Trafiku i qënieve njerëzore është i pandalshëm nga dhuna. Personalisht e kam ngritur si problem edhe fëmijët që trafikohen dhe dhunohen në rrugët e Tiranës dhe në qytetet e tjera të vendit. Pyetja është gjithashtu sa jemi ne të përgatitur si shoqëri ta luftojmë këtë fenomen, me mjete ekstra policore. Unë kam një propozim për ju që të bëheni pjesë e përpjekjes sonë për të shënuar një nivel të ri të rezultateve në luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore, duke filluar nga hartimi instrumenteve” tha Tahiri.





