TIRANE, 1 dhjetor 2013- Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së katër automjeteve. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 në hyrje të zonës së Kombinatit. Katër të plagosurit janë dërguar menjëherë për në spitalin ushtarak, ku mësohet se dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë për jetën.Identiteti i të plagosurve nuk bëhet ende i ditur.Paraprakisht mësohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe parakalimit të gabuar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve që kanë çuar në përplasjen e makinave.
Për shkak të aksidentit trafiku në rrugën e Kombinatit është i rënduar.





