DURRËS, 1 dhjetor 2013 – Napolitanë me punë dhe banim në Durrës dhe durrsakë bashkohen për tifozllëk. Ka lindur në Durrës i pari klub i tifozëve të Napolit, njoftojnë mediet italiane, pasi “pasioni për ngjyrat e kaltra nuk njeh kufij”. Kështu, në Durrës ka lindur një “Napoli Club Durazzo”, themeluar, në fund të nëntorit 2013, nga studentë të universitetit vendor dhe napolitanë që jetojnë në Shqipëri (në foto). Ata janë tifozë të “çmendur” të klubit të elitës së futbollit italian. Kjo shoqatë pason atë, krijuar para 20 vjetësh, të tifozëve durrsakë të futbollit gjerman dhe Bajernit të Mynihut “Gerd Myler”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





