1 dhjetor 2013- Aktori amerikan Paul Walker, protagonist në filmin me disa seri të “Fast & Furious”, humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kaliforni. 40-vjeçari ishte pasagjer në një makinë sportive “Porsche”, e drejtuar nga një miku i tij, i cili gjithashtu mbeti i vrarë.
Sipas policisë, automjeti ishte duke lëvizur mbi normat e lejuara të shpejtësisë, kur u përplas me një shtyllë ndriçimi të rrugës dhe shpërtheu në flakë.Pavarësisht se autombulancat mbërritën shpejt në vendngjarje, aktori dhe miku i tij kishin mbetur të vdekur në vend.
Van Diesel, protagonisti tjetër kryesor i “Fast & Furious” ishte ai që kryesoi mesazhet e shumta të ngushëllimit për Walker në “Twitter”.
“Jam i pafjalë. Sot humba një vëlla, ndërsa parajsa fitoi një ëngjëll. U prefsh në paqe”- ka shkruar ai





