29 nëntor 2013- Këngëtarja Beyonce Knowles raportohet se është dëbuar nga piramidat e Egjiptit. Raportohet se asaj i ishte kërkuar të largohet nga arkeologu Hawass që është i njohur si “Indiana Jones egjiptian”, për shkak të sjelljeve të këqija.
“Shumicën e njerëzve që i shoqëroja në piramida ishin shumë të mirë dhe bëhen miq të mirë me mua. Por kjo zonja tha se do të vijë në ora 3 dhe ajo u vonua. Dhe kur erdhi me vonesë i thashë se duhet të kërkojë falje, por ajo nuk e bëri një gjë të tillë. Ajo gjithashtu kishte sjellë me vete truprojën dhe fotografin personal gjë që bie ndesh me rregullat tona. Dhe normalisht që i thashë se unë jam ai i cili këtu i vë rregullat”, ka deklaruar ish-ministri egjiptian.





